Aktualitet

Sarandë/ Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur, arrestohen 4 punëtorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:09 - 12/09/21 |
Opi Nion

Katër persona janë arrestuar pasi akuzohen se po ndërtonin pa leje në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e qytetit” në Sarandë.

Bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” i shtetasve: Shenasi Ahmetaj, 47 vjeç, banues në Sarandë, Flamur Baraj, 46 vjeç, banues në Mallakastër, Elton Pashka, 37 vjeç, banues në Delvinë dhe Astrit Rrupulli, 51 vjeç, banues në Librazhd.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta persona, punëtorë janë kontraktuar nga shtetasi Aleksander Rica, dhe po kryenin punime për ndërtimin e një vile në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.

Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e pronarit të ndërtimit Aleksandër Rica, 49 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”./Opinion.al

Pas