Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka zhvilluar ditën e sotme një operacion në Sarandë.
Sipas News24 është ndaluar një efektiv i “Shqiponjave”, që punonte në Komisariatin e Policisë së Sarandës, me dyshimin se ky i fundit trafikonte lëndë narkotike. Efektivi i arrestuar është shtetasi L.M 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë.
Bëhet me dije se operacioni vijon ende. Në këtë operacion mori pjesë edhe SHÇBA./Opinion.al