Një fëmijë 4 vjeç është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë në Konispol. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 13:40. I mituri ka qenë qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.
“Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.