Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Sarandë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mishi i Peshkut”.
Mësohet se një automjet tip “Mercedez-Benz” është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, Gerti Naçi.
I riu është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.