Ndërsa në të gjithë qarqet e vendit vijon votimi me referendum për shkarkimin e kreut aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha, në degën e Partisë Demokratike të Sarandës demokratët po votojnë në rrugë për shkak se kreu i degës, Vesel Koçiu ka mbyllur selinë e partisë. Lajmi u konfirmua në një deklaratë per mediat edhe nga Belind Këlliçi.
Ndërkohë votimi në këtë qendër po zhvillohet në mjedisin jashtë selisë së degës së PD në Sarandë. Prej orës 8.00 të mëngjesit të sotëm ka nisur votimi i anëtarëve demokratë për shkarkimin e Lulzim Bashës./Opinion.al