Një 48-vjeçar me iniciale A.Ll. ka përfunduar në spital pasi ka konsumuar detergjent. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Delvinë, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet hetimet.
“Delvinë/Informacion paraprak. Më datë 01.04.2021, rreth orës 13:00, në spitalin rajonal Sarandë, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Ll., 48 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se ka konsumuar detergjent.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al