Gligo Kajo, 38 vjeç, u fut me dhunë një dyqan, i maskuar me kapuç të zi, për të vjedhur aparate teknologjike, por përfundoi në prangat e policisë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ai ka thyer me mjete të forta xhamin e një dyqani në lagjen nr. 3 të Sarandës dhe ka vjedhur 2 aparate “Tableta-iPad” me vlerë totale 40.000 lekë.
Por sapo ka dalë nga dyqani, Kajo është arrestuar në flagrancë nga policia.