Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë. Një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi duke punuar i ka rënë një tullë në kokë. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Më datë 04.04.2022, në Ksamil, duke punuar tek ish-furra bukës, shtetasit K. C., 66 vjeç, banues në Sarandë, i ka rënë në kokë një tullë, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”-njofton policia.