Një i mitur është paraqitur me dy plagë thike në urgjencën e qytetit të Sarandës. 16-vjeçari me iniciale P.L ka marrë një plagë në gjoks dhe një në dorë, të shaktuara nga një mjet prerës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në lagjen nr.2 në qytetin e Sarandës.
Dyshohet se autori i plagosjes është një 14-vjeçarë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.