Një 28-vjeçar është plagosur rëndë ditën e sotme në Sarandë, pasi është hedhur nga trampolina në det. Sipas informacioneve, i dëmtuari është Endri Mera 28-vjeç nga Tepelena.
I riu është paraqitur me frakturë të rruazave të qafës në urgjencën “Stefan Mekshi” të Spitalit të Sarandës.
Ai ka marrë ndihmën e parë dhe pritet ardhja e helikopterit për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.