Aktualitet

Sarandë/ Dhunuan me sende të forta avokatin, lihet i lirë një nga autorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:15 - 15/07/21 |
Opi Nion

Gjykata e Sarandës ka liruar nga burgu ditën e sotme një nga autorët e plagosjes së avokatit Marjel Mejdi.

 Bëhet fjalë për Aleks Rexhën, 58-vjeç, i akuzuar për “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim. Ai është paraqitur sot përpara togave të zeza për masën e sigurisë.

 Prokurori i çështjes ka kërkuar masën e sigurisë ‘Arrest ne burg’ 45 ditë deri në administrimin e aktit mjeko-ligjor, ndërsa Gjyqtari i çështjes ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

 Ndërkohe avokati Marjel Mejdi, ndodhet ende në Spitalin e Janinës në Greqi, ku po kurohet për plagët e rënda që ka marrë./Opinion.al

Pas