Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.
Gruaja, e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark dhe është tranportuar në spitalin e Sarandës ku po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit.