Një 13-vjeçar ka mbërritur në spitalin e Sarandës i pajetë. Sipas informacioneve paraprake, fëmija me inicialet D.M është nga Delvina dhe ka qenë me një grup shokësh në plazhin e Lukovës, nga ku është dërguar i pajetë në spital.
Nuk dihen ende arsyeja që i mituri ka ndërruar jetë, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia ka nisur hetimet./Opinion.al