Kronikë

Sarandë/11-vjeçarja bie nga kati katërt, niset për në Spitalin e Traumës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 01/10/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një vajzë 11-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i banesës.

Policia bën me dije se e mitura po transportohet në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.

“Sot, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës, një shtetase e mitur 11-vjeçare, e cila do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore”, tha policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas