Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një vajzë 11-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i banesës.
Policia bën me dije se e mitura po transportohet në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.
“Sot, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës, një shtetase e mitur 11-vjeçare, e cila do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore”, tha policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.