Qindra aktivistë të komunitetit LGBT dhe mbështetës të tyre, kanë marshuar në qytetin e Sarajevës, në Paradën e parë të Krenarisë së këtij komuniteti. Parada u mbikëqyr nga forca të shumta sigurie pas kërcënimeve për dhunë dhe protesta nga shoqëria civile.
Pjesëmarrësit kishin veshur bluza me ngjyrë ylberi, që simbolizon ngjyrat e këtij komuniteti, ndërsa mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Të bashkuar, pa dallime”.
Ky marsh ishte i pari në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës, ndërsa mediat kanë raportuar se më shumë se 1,000 pjesëmarrës i janë bashkuar marshit./Opinion.al