Sot djali i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços mbush një muaj që ka ardhur në jetë. London Noor feston sot 1-mujorin e tij të lindjes dhe dy prindërit e tij kanë zgjedhur ta ndajnë këtë ditë të veçantë edhe me ndjekësit e tyre në rrjete sociale. Për Sarën është hera e parë që bëhet nënë dhe përjeton emocione të tilla, si dhe jetesën me një vogëlush në shtëpi. Para disa orësh ajo ka postuar në Snapchat kuptimin e emrit të djalit të saj.
“London: Sepse është vendi ku babai yt dhe unë u dashuruam dita-ditës.
Noor: Sepse je dritë në jetët tona dhe sepse Noor (dritë) + Itan = Dritan.
Ti erdhe në jetë një muaj më parë dhe na e ndryshove jetën përgjithmonë”,- ka shkruar Sara.