Lori Hoxha feston sot 24-vjetorin dhe nuk kishte se si të mungonte urimi publik i motrës së saj Sarës. Përveç fjalëve të ëmbla që i ka dedikuar të Lorit, fotoja që ka zgjedhur është shumë e veçantë dhe e papublikuar më parë. Është momenti kur Sara ka sjellë në jetë Djalin e saj London dhe Lori buzëqesh e mrekulluar teksa i sheh. Në urim ajo i shkruan Lorit në anglisht se është femra më e fortë që njeh dhe na zbulon se Lori është kaq e dhënë pas familjes.
Një tjetër detaj që na zbuloi Sara është që shumë shpejt do të vijë edhe urimi i veçantë nga Londoni të cilin sigurisht që do e publikojë mamaja për të. Trashëgimtarja e “Top Channel” e festoi ditëlindjen mesnatën e djeshme teksa priste që ora të shënonte 00:00.