Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sapo keni dalë nga një lidhje e gjatë? Ja ç’duhet të keni parasysh kur t’i ktheheni takimeve

2018/02/07 at 7:45 AM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A

Kur heq dorë nga një lidhje e gjatë apo martesë, ditët që vijojnë janë të vështira. Edhe nëse nuk ndjenit më dashuri për partnerin apo lidhja juaj ishte toksike, është e vështirë të ndryshosh jetën dhe rutinën që ke ndjekur për vite me rradhë. Një ndarje shoqërohet gjithmonë me konfuzion, pasiguri e trishtim.


Me siguri ky është një nga artikujt e shumtë që po lexoni për të ndihmuar veten, ndër të tjerave për hobi të reja, gjetjen e qetësisë shpirtërore apo ndryshimet që pasojnë.

Të gjesh vetëbesimin për t’ju kthyer takimeve mund të jetë shumë e vështirë. Mbase partnerin me të cilin menduat se do të kaloni jetën e keni njohur kur ishit 20 vjeç, dhe mendimi i parë i juaji mund të jetë: “E kush do dëshironte të dilte me mua tani?” Kini parasysh që kur t’i ktheheni takimeve nuk do të gjeni vetëm zhgënjim, por edhe emocion, qejf dhe gjallëri.

Është normale të ndiheni nervozë, por mos harroni të emocionoheni

Mund të jetë terrorizuese të dalësh në një takim pas 12 vjetësh lidhje. Pyetjet që sillen në kokë janë “A kanë ndryshuar gjërat?”, “Si mund të kenë ndryshuar?”, “A do ta krahasoj me ish-in?”, “A jam gati për një lidhje të re?”

Mundohuni t’i harroni këto dhe të jetoni momentin. Ripërjetimi i fluturave në stomak, i flirteve, njohja e një njeriu të ri duhet të jetë një eksperiencë e bukur për ju edhe nëse nuk jeni më të interesuar për një takim të dytë.

Edhe takimet, si çdo aftësi tjetër kërkojnë praktikë

Sapo keni dalë nga një lidhje e gjatë dhe ju duket vetja i/e “ndryshkur”. Mund të keni të drejtë, por s’keni pse ndiheni keq. Nëse lidhja juaj ka nisur shumë vite më parë, duhet të keni parasysh që sot aplikacionet për takime romantike janë shumë praktike. Sigurisht, mundet gjithmonë të njiheni me dikë të ri ndërkohë që bëni pazare, palestër apo në lokal nga një mik i përbashkët, por provoni njëherë edhe rrjetet sociale dhe aplikacionet e tjera.

Me kohën do të arrini të kuptoni se cilat nga njohjet virtuale ia vlen të kthehet në një takim në jetën reale.

E vendosni ju momentin që do të hapeni për të shkuarën

Nuk ka një formulë e as një kohë të duhur se kur duhet të thoni që ky është takimi juaj i parë pas një lidhje të gjatë, ose divorci. Thuajeni kur ta ndjeni ju. Sidomos nëse jeni të sapodivorcuar, nuk keni pse të kompleksoheni dhe të lini divorcin t’ju definojë.

Mos e merrni personale nëse mashkulli/femra me të cilët dolët zhduket

Mund të shokoheni në fillim e të pyesni veten se çfarë bëtë gabim, pasi takimi juaj i parë e ndoshta edhe i dyti kanë shkuar shumë mirë. Kini parasyh që është pjesë e procesit të takimeve. Mund të keni pasur një bisedë të këndshme me takimin tuaj, por mbase interesat e tij/saj nuk përputhen me të juajat. Kjo s’do të thotë që po bëni diçka gabim. Nuk ndodh gjithmonë, por nëse ndodh, mos e merrni personale.

Mos kini frikë të thyeni rregullat

Ndarjet janë të trishta ndaj shpesh vendosim rregulla për të parandaluar lëndimin. Themi se nuk duhet të jemi të parët që shkruajmë, nuk duhet të hapemi për veten shumë herët, nuk duhet të krijojmë shpresa e iluzione etj. Ajo që po bëni në këtë rast është që po i mohoni mundësinë njerëzve dhe eksperiencave potencialisht të mrekullueshme. Nuk keni si ta dini nëse do të përsëritet historia apo jo. Por nëse nuk rrezikoni, jeni ju ai/ajo që po humbisni. Mos u mbyllni në vetëvete dhe dilni nga zona e rehatisë. Të thyeni rregullat që vetë keni vendosur mund të jetë gjëja më e mirë që do të bëni.

Një tjetër lidhje apo vetëm seks?

Mund të keni dëgjuar ose jo për shprehjen “Timing is a bitch”, që në shqip mund të përshtatet pak a shumë në këtë formë: Përputhshmëria e fazave të jetës tuaj dhe një tjetri nuk vjen gjithmonë ashtu siç do të dëshironit.

Sapo keni dalë nga një lidhje dhe gjëja që mund të jeni duke kërkuar tani janë marrëdhëniet pa angazhime. Konsideroni mundësinë që personi që sapo keni njohur mund të jetë një njeri i mrekullueshëm me të cilin përshtateni jashtëzakonisht. E nëse ky person kërkon një lidhje serioze edhe pse ju sapo keni dalë nga një, mos e mohoni mundësinë. Mbase kur ju të jeni gati për një lidhje serioze nuk do të njihni një person po aq të mrekullueshëm, për të mos përmendur që do ta keni humbur edhe atë. /Përgatiti: Elena Lika

Etiketa: divorckeshillandarjenjohje te reja


Ju sugjerojmë

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
Life Style

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

4 Dhjetor, 2025 4:06 pm
Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Life Style

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

1 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij
Life Style

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij

30 Nëntor, 2025 3:21 pm
“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit
-Jetë dhe Stil

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

29 Nëntor, 2025 3:35 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 29 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

29 Nëntor, 2025 12:19 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Para
Jeni në një lidhje të re dhe po afron Shën Valentini? Ja si duhet të silleni

Jeni në një lidhje të re dhe po afron Shën Valentini? Ja si duhet të silleni

Horoskopi, 14 Dhjetor 2015

Horoskopi 7 Shkurt 2018, zbuloni shenjat me fat

I shtrirë në krevat, unë kuptova se e gjithë fama dhe pasuria është e pakuptimtë, fjalët e fundit të Steve Jobs

I shtrirë në krevat, unë kuptova se e gjithë fama dhe pasuria është e pakuptimtë, fjalët e fundit të Steve Jobs
















TE FUNDIT

Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë

Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë
6 Dhjetor, 2025

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen e sotme, pasi fermerët grekë do të zhvillojnë një protestë në...

Lexo më shumë

Tym i bardhë në Florida, SHBA dhe Ukraina bëjnë përparim në bisedimet e paqes

Tym i bardhë në Florida, SHBA dhe Ukraina bëjnë përparim në bisedimet e paqes
6 Dhjetor, 2025

Moska mbetet një problem. Negociatorët e lartë ukrainas dhe amerikanë i kanë bërë thirrje së bashku Rusisë të tregojë një...

Lexo më shumë

Lojërat e fatit/Zbulohen 5 lokale në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 administratorë

Lojërat e fatit/Zbulohen 5 lokale në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 administratorë
6 Dhjetor, 2025

Policia ka zbuluar pesë lokale që organizoheshin lojërat e fatit në Korçë dhe Pogradec. Për pasojë janë arrestuar dy administratorë,...

Lexo më shumë

Kritikat e Trump, Meloni: BE të mbrojë veten, s’ka krisje të marrëdhënieve me SHBA

Kritikat e Trump, Meloni: BE të mbrojë veten, s’ka krisje të marrëdhënieve me SHBA
6 Dhjetor, 2025

Në orën 8:15 të mbrëmjes, e ftuar te Enrico Mentana në edicionin informativ të La7, Giorgia Meloni nuk shpreh asnjë kritikë ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com