Një tjetër turist i moshuar humbi jetën këtë të martë, në plazhin e Velipojës.
Mësohet se viktima, Jusuf Kryeziu, 84 vjeç ka ndërruar jetë, për shkak të infarktit dhe ishte një pushues që vinte nga Kosova.
Që prej fillimit të verës, fatkeqësisht disa të moshuar kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme në plazhet e vendit tonë.
Sipas mjekëve, temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut dhe duke qenë se zemra nuk ushqen organet e tjera, por edhe veten, sforcohet duke çuar në infarkte./ Opinion.al