Bota

Sanksionon Bankën Qendrore të Iranit, Trump: Jemi gjithmonë gati për luftë


               Publikuar në : 17:19 - 20/09/19 |
el ida

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Bankës Qendrore të Iranit. Lajmin e bëri të ditur presidenti amerikan, Donald Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, gati një javë pas një sulmi në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, për të cilin disa zyrtarë amerikanë kanë fajësuar Teheranin.

Presidenti amerikan nuk ka dhënë detaje për sanksionet, por sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, u ka thënë gazetarëve se banka është burimi i fundit i financimit i Teheranit.

I pyetur për mundësinë e përgjigjjes ushtarake ndaj Iranit, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të përgatitura dhe se sulmi është gjithmonë i mundshëm.

Irani ka mohuar përfshirjen në sulmin e 14 shtatorit, i cili ka tronditur tregjet globale të naftës dhe ka përshkallëzuar tensionet në mes të Uashingtonit dhe Teheranit.

Përveç SHBA-së, edhe Arabia Saudite fajëson Iranin për këtë sulm./Opinion.al

Pas