Sandër Lleshaj deklaroi në “Opinion” se do të qëndrojë në detyrë deri në momentin që dikush tjetër do të vijë ta zëvendësojë.
Në këtë kontekst, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të mundshëm, për pozicionin e Ministrit të ri të Brendshëm.
Emisioni “Opinion” ka nxjerrë një listë të emrave që tashmë kanë nisur të përfliten ne mediat dhe rrjete sociale, ndërkohë që analistët e ftuar në studio kanë dhënë mendimet e tyre në këtë aspekt.
Për gazetarin Armand Shkullaku mund të jetë një grua potencialisht në këtë pozicion, ndërkohë që analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e re e Ramës, nuk do të jetë një personalitet politik./Opinion.al