Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sandër Lleshaj ka qenë kryetar i këshillit drejtues të Aviacionit Civil

2019/04/10 at 11:35 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Grabitja në Rinas, reagon ministri i Brendshëm

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagoi sot për grabitjen e ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke kritikuar sjelljen dhe reagimin e kompanisë koncesionare që ka përgjegjësinë për sigurinë fizike.


Por në emisionin Opinion u zbulua se zoti Lleshaj ka patur dijeni për problemet që ka patur siguria e aeroportit. Në kohën kur ai ka qenë këshilltar i kryeministrit, ai është emëruar si kryetari i këshillit drejtues të Autoritetit Civil. Ky është një vendim i datës 13 dhjetor 2017.

 

“Sandër Lleshaj, sot duhet të kishte dhënë dorëhejqen” tha Shemsi Prençi. Pasi zoti Lleshaj u bë ministër, sipas zotit Prençi vendin e tij e zuri zv.ministri Artan Shkreli.

Deklarata e plotë e ministrit Lleshaj sot

Ngjarja e ndodhur dje, më datë 09.04.2019, gjatë të cilës u cenua rëndë siguria e Aeroportit të Rinasit, u grabit një sasi vlerash monetare dhe u vu në rrezik serioz jeta e forcave të rendit, po hetohet me intensitet të lartë nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit.

Nga analiza e deritanishme, rezulton se nuk kanë funksionuar aspak mekanizmat e sigurisë që janë nën përgjegjësinë e kompanisë koncensionare të aeroportit. Kompania kineze që ka koncesionin e aeroportit të Rinasit ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e saj për garantimin e parametrave të sigurisë fizike.

Koncesionari dhe kontraktori i zgjedhur prej tij, që përgjigjet për sigurinë fizike të Aeroportit, nuk kanë arritur të zbatojnë standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil (ICAO), megjithëse vetëm për llogari të sigurisë kanë arkëtuar rregullisht dhe pa ndërprerje 3 euro për çdo pasagjer që ka dalë nga ky aeroport.

Do të kishte mjaftuar edhe vetëm një pjesë e këtyre parave të përvitshme, që pasagjerët paguajnë ekskluzivisht për sigurinë, për ta garantuar në mënyrë të shumëfishtë perimetrin e jashtëm të Aeroportit, i cili dje jo vetëm që është hapur për disa sekonda, por, për më keq, Koncesionari dhe Kontraktori i tij për sigurinë nuk kanë arritur madje as të sinjalizojnë policinë për këtë thyerje të patolerueshme të sigurisë.

Koncesionari jo vetëm që ka refuzuar zbatimin e kërkesave të shumta dhe të herëpashershme të Policisë së Shtetit për marrjen e masave në drejtim të sigurisë fizike, por në shumë raste as nuk ka denjuar të kthejë qoftë edhe përgjigjet formale për korrespondencën përsëritur zyrtare.

Të nisur nga incidenti i rëndë i ditës së djeshme dhe në vlerësim të të gjithë marrëdhënies së vështirë me shoqërinë Koncesionare, që është zhvilluar pas ngjarjes së datës 30.06.2016, kur siguria e Aeroportit u cenua në mënyrë të ngjashme me ditën e djeshme, Autoritetet shtetërore shqiptare do të marrin masa ligjore të shpejta dhe të forta për të garantuar pa asnjë mëdyshje të gjitha parametrat dhe standardet e nevojshme të sigurisë në Aeroportin e Rinasit.

Siguria e jetës, ajo e pronës dhe siguria kombëtare prevalojnë mbi të gjitha interesat e tjerë. Të gjitha masat që do të merren do të jenë plotësisht në funksion të garantimit të sigurisë kombëtare, të jetës e të pronës.

Me masat e reja që do të merren do të garantohet një nivel sigurie i ri, shumë herë më i lartë dhe në përputhje të plotë me standardet më të mira ndërkombëtare.

Sa i përket dinamikës së ngjarjes më duhet të them se reagimi i shpejtë, profesional, i përpjesshëm dhe i vendosur i Policisë së Shtetit ka sjellë si rezultat që autorët e këtij sulmi të rëndë të lënë në dorë të ekipeve të hetimit prova të shumta materiale, të cilat po i nënshtrohen procedurave përkatëse.

Falë këtij reagimi të shpejtë dhe të fortë të Policisë së Shtetit, besohet se banda kriminale, e cila ka arritur që edhe më parë të godasë transportin e vlerave monetare, drejt Rinasit apo në institucione të tjera bankare të vendit, pas humbjes së djeshme të kreut të saj, ka marrë një goditje shkatërruese, e cila po thellohet nga ora në orë, falë punës plot përkushtim që po bëhet nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit.

Shkatërrimi i këtij grupi shumë të rrezikshëm kriminal është një sinjal tjetër i rëndësishëm ndaj botës së krimit të organizuar në tërësi. Policia e Shtetit dhe gjitha organet ligj zbatuese të vendit janë të angazhuara, të gatshme, të përgatitura dhe shumë të motivuara për të neutralizuar çdo tentativë kriminale që cenon sigurinë e jetës apo të pronës.

Më lejoni që falënderoj bashkëpunimin e shumë qytetarëve, të cilët dëshmojnë kështu nivelin e lartë të përgjegjësisë civile si dhe mbështetjen që i japin sigurisë së tyre përmes besimit tek Policia e Shtetit.

Në të njëjtën kohë dua të shpreh keqardhjen e thellë për segmente të caktuara të politikës destruktive, që edhe në momentet kur Policia e Shtetit ishte në zhvillim të një përpjekjeje të rrezikshme dhe të armatosur me grupin kriminal, nxituan të rreshtohen kundër saj, të akuzojnë në mënyrë të përçartur dhe krejt të pabazuar atë, si dhe të përhapnin tymin e të pavërtetës, në një kohë kur pritej përkrahja e çdo qytetari apo grupi politik që ndjen përgjegjësinë normale ndaj sigurisë dhe rendit publik të Shqipërisë.

Së fundmi, siguroj qytetarët dhe gjithë operatorët që përdorin Aeroportin e Rinasit që me masat emergjente të marra dhe të tjera që janë në proces, siguria në këtë Aeroport është plotësisht e garantuar. /Opinion.al

Etiketa: sander lleshaj


Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

21 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

21 Dhjetor, 2025 8:01 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Para
Horoskopi/ Lajme të mira për të dashuruarit, çfarë kanë rezervuar yjet sot

Horoskopi 11 prill 2019

Moti për sot, shi dhe ulje temperaturash

Moti për sot, vazhdojnë reshjet e shiut

Digjet makina e shefit të krimeve

Digjet makina e shefit të krimeve
















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com