Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sana, 26-vjeçarja nga Kabuli rrëfen largimin: Dëgjoheshin vetëm shpërthime

2021/09/07 at 10:39 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sana, 26-vjeçarja nga Kabuli rrëfen largimin: Dëgjoheshin vetëm shpërthime

Emisioni “Opinion” ka sjellë mbrëmjen e së martës historitë e disa prej afganëve të strehuar në Shqipëri.


Një prej tyre është edhe 26-vjeçarja Sana, e cila ka mbërritur nga Kabuli.

Sana është një nga qindra vajzat afgane që u detyruan të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar regjimit taleban. Ajo nuk dëshiron që mbiemri i saj dhe i bashkëshortit, Abdul Wasey, të bëhen publik, pasi kanë lënë pas familje të cilëve u rrezikohet jeta. Në Kabul, puna e saj ishte të menaxhonte rrjetet sociale dhe të prodhonte emisione për një rrjet të madh televiziv.

“Punonim me një staf produksioni, dhe prodhonim emisione që evidentonin problemet e grave dhe vajzave, të fëmijëve dhe cështje të tjera që nuk marrin shumë vëmendje në vendin tonë, si për shembull shëndeti mendor, të miturit në tregun e punës dhe si po punojnë gratë e shoqërisë afgane”, tregon ajo.

Sytë i përloten kur kujton ndjesinë që i shkaktoi lajmi që talebanët po vinin në Kabul.

“Në momentin që morëm vesh se talebanët po vinin në Kabul… nuk mund ta përshkruaj me fjalë si u ndjeva, dhe e di që të gjitha gratë dhe vajzat atje ndiheshin njësoj si unë. Lloji i terrorit që gratë kanë në zemrat e tyre për shkak të talebaneve është… nuk di as ta shpjegoj”, shprehet Sana.

Dita kur iu desh të linte vendin e saj në mes të shpërthimeve, armëve dhe të qarave ishte më lehtësuesja, por njëkohësisht edhe më e tmerrshmja. Lehtësuese sepse ajo vetë nuk do ta përjetonte terrorin e talebanëve, dhe e tmerrshme sepse nëna dhe motrat e saj nuk do ta kishin këtë fat, as gratë dhe fëmijët e tjerë për të cilët ajo punonte me aq pasion.

“Në datën 26 gusht na telefonoi xhaxhai. Ai tha që duhej se s’bën të gjenim në vend në një autobus që të largoheshim nga vendi. Morëm cfarë mundëm dhe u nisëm menjëherë. Ndërsa po i afroheshim aeroportit, të shtënat e armëve dhe ulërimat e njerëzve bëheshin akoma më shurdhuese. Terminali kryesor i aeroportit ishte komplet i rrethuar nga talebanët. Të gjithë kishin armë në duar dhe gishtin tregues të këmbëza, gati për të shtënë. I ramë rreth e qark aeroportit dhe u vendosëm pas rradhës së autobuzave. Dëgjoheshin vetëm shpërthime dhe zëra fëmijësh. Nuk kishim asgjë për të ngrënë. Talebanët nuk po lejonin askënd brenda në aeroport. Të gjithë po mendonin c’do të ndodhë tani? Të nesërmen morëm një telefonatë dhe na thanë të shkojmë në terminalin e veriut sepse kishim emrat në listë dhe do na linin të futeshim. Më kujtohet që edhe ajri nuk ishte i pastër, por kishte një ngjyrë të verdhë për shkak të gazrave lotsjellës”, tregon.

Sana dhe Abdul Wasey, të martuar prej 3 vitesh sapo kishin blerë një shtëpi dhe po planifikonin të shtonin familjen e tyre. Të dy ishin të dashuruar pas punëve që bënin dhe po jetonin jetën e ëndrrave, tashmë të lënë pas.

“Kur hymë në aeroport m’u duk aq e pabesueshme sepse shancet ishin të pakta. U qetësova, por nga ana tjetër mu rëndua zemra, sepse mendova “po të gjithë këta njerëz jashtë aeropotit? Cfarë do bëjnë?” Kur ishim brenda në avion dëgjuam një shpërthim shumë të madh. E kuptuam menjëherë që shumë njerëz vdiqën në atë shpërthim”, shprehet Sana.

Sana mban në zemër jo vetëm pengun e sigurisë së familjes së saj, por të të gjitha grave, vajzave dhe fëmijëve afgan.

“Isha shumë e apasionuar pas punës time. Gjërat që ne po bënim, sidomos për gratë. Doja të isha zëri i atyre që nuk kishin zë. Doja ta vazhdoja këtë dhe të bëja akoma më shumë. Jam e sigurtë që shumë femra, të mëdha ose të vogla në moshë kishin plane për jetën e tyre. Donin të shkolloheshin dhe të punonin. Tani po dëgjoj në lajme që nuk do të lejohen më ta bëjnë këtë gjë. Këto gra po heqin dorë nga të gjitha ëndrrat e tyre dhe progresin që kishin bërë”. Thotë Sana.

Pavarësisht kësaj, ajo është mirënjohëse që arriti t’i largohej terrorit të talebanëve.

“Ndërsa jemi këtu, dua të falenderoj edhe qeverinë shqiptare që na mikpritën me krahë të hapura”, përfundon./Opinion.al

 

Etiketa: afganistanrrefimisana


Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 10:46 pm
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

1 Gusht, 2025 9:39 pm
Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
Bota

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

1 Gusht, 2025 9:14 pm
Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
Rajoni

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

1 Gusht, 2025 8:01 pm
“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
Bota

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

1 Gusht, 2025 7:31 pm
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
Aktualitet

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

1 Gusht, 2025 6:51 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

“Po punojmë për të ushqyer njerëzit’në Gaza”, Trump: Të kishte ndodhur kohë më parë

1 Gusht, 2025 6:42 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

Kamboxhia do të nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 Gusht, 2025 6:14 pm
Para
Ghizaal, e strehuar në Shqipëri: Ata erdhën 3 herë në shtëpinë time

Ghizaal, e strehuar në Shqipëri: Ata erdhën 3 herë në shtëpinë time

Nga Kabuli në Tiranë, rrëfimi i 33-vjeçarit: Qëndrova 1 javë i fshehur  

Nga Kabuli në Tiranë, rrëfimi i 33-vjeçarit: Qëndrova 1 javë i fshehur  

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 8 shtator 2021
















TE FUNDIT

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
1 Gusht, 2025

Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej...

Lexo më shumë

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
1 Gusht, 2025

Finem sapo ka hedhur në story një video që ka ngritur në këmbë gjithë rrjetin. Ai shfaqet krah një vajze...

Lexo më shumë

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
1 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si...

Lexo më shumë

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
1 Gusht, 2025

Brazilianët në Sao Paolo protestuan kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump përpara ambasadës.amerikane Vendi përballet me një nga normat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com