-Teknologji

Samsung prezanton celularin e ri, sa kushton dhe cilat janë risitë


               Publikuar në : 12:53 - 12/02/20 |
el ida

Samsung ka prezantuar në San Francisco celularin e ri të palosshëm , i quajtur Galaxy Z Flip.

Smartfoni i ri me madhësi 6.7-inch, bëhet sa gjysma e madhësisë kur paloset dhe është i pajisur dhe më një ekran të vogël drejtkëndor, i cili të njofton për thirrjet dhe mesazhet.

Galaxy Z Flip vjen me tre ngjyra, rozë, i zi dhe gold, dhe në tre variante të cilat përcaktojnë.

Kështu, smartfoni 6.2-inch S20 kushton 999.99 dollarë, 6.7 inch S20+ që fillon nga 1199.99 dollarë dhe ai 6.9-inch S20 Ultra që ka si çmim fillestar 1399.99 dollarë.

“Ky nuk është një smartfon i zakonshëm. Ai ndryshon gjithçka” deklaroi shefja e marketingut të Samsung për Britaninë e Madhe, Rebecca Hirst ndërsa prezantonte telefonin e ri./Opinion.al

Pas