Aktualitet

Samiti/ Rama: Shenjë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 10/06/21 |
Opi Nion

Ka nisur punën samiti për Ballkanin Perëndimor. Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka hapur samitin që po zhvillohet në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama teksa falenderoi komisionerin e BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi, theksoi se ky samit është shenjë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit ekonomik edhe investimeve të BE dhe tregut të përbashkët rajonal.

“Ju faleminderit shumë, që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër dhe jam i lumtur që t’i uroj mirëseardhjen secilit prej jush në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit të BE, planit ekonomik dhe të investimeve, dhe të tregut të përbashkët rajonal.

I jam shumë mirënjohës komisionerit të BE, që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh, si një instrument kyç, që do na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomikisht në një epikë post-pandemike, të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër të ekonomive tona. Do t’i kërkoja me mirësjellje medias që të na lënë të vazhdojmë punën”, tha Rama.

Pas