Kryeministri Edi Rama ka pritur para Kryeministrisë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Kryeministri Rama dhe presidenti Zelensky do të zhvillojnë një takim kokë më kokë në godinën e qeverisë.
Pak para mbërritjes në Kryeministri, Zelensky ka reaguar për vizitën e tij në Tiranë ku shprehej se do të takohej me kryeministrin Rama, të cilin e quan mik të palëkundur të Ukrainës.
Presidenti ukrainas theksoi se do të diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politike, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë./Opinion.al