Kryeministri Edi Rama është takuar me kreun e NATO-s Mark Rutte në Hagë, teksa merr pjesë në samitin e aleancës ushtarake. Kreu i qeverisë shqiptare
Kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë momente nga takimi me Rutte-n, ndërsa krahas fotove shkruan: “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte”.
Kryeministri Rama po ashtu ka zbardhur edhe diskutimet me Rutte-n, me të cilin ka folur për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.