Samiti i radhës i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë. Lajmi është bëri i ditur nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel përmes një postimi në “Twitter”.
Në postimin e tij, Michel shkruan se BE dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin.
“ Samitin e ardhshëm të BE-së-Ballkani Perëndimor në rajon, do ta mbajmë më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar. Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, shkruan Charles Michel në Twitter./Opinion.al
We will hold the next #EU #WesternBalkans summit in the region – on 6 December in Tirana, Albania ?? to reaffirm our reinforced engagement.
Western Balkans are a key priority for the European Union.
The EU and the Western Balkans need each other.@ediramaal
— Charles Michel (@CharlesMichel) October 23, 2022