Kryeministri Edi Rama e cilëson historike mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Edhe pse nuk tha asgjë konkrete se çfarë përfitoi Shqipëria nga ky Samit, Rama tha se ishte ai që i solli liderët evropian në Shqipëri.
Gjatë intervistat në emisionin “Opinion”, Rama tha se qeveria e tij transformoi Shqipërinë, ndërsa Pd promovoi piramidat.
“Ai samit është i jashtë zakonshëm. Është historike që në Shqipëri të vijë i gjithë lidërshipi i Europës dhe më pas vjen presidenti i Francës. Është shumë e madhe kjo për një vend si Shqipëria që dilte në lajme vetëm për gjëra të këqija. Ti thua promovoi ekonominë e tregut, PD promovoi piramidat. Ekonominë e tregut e promovoi liria dhe PD me këtë liri promovoi piramidat”,-tha Rama./Opinion.al