Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu britanik, Sir Keir Starmer në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Londër.
Në fotografitë e publikuara nga vetë kryeministri Rama, duket momenti kur kreu i qeverisë shqiptare, sëbashku me liderët rajonalë janë ulur në tryezën e bisedimeve me kryeministrin britanik dhe kancelarin gjerman Merz.
Së bashku me Ramën, në takim marrin pjesë edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kujtojmë se Rama ishte edhe ditën e djeshme në Londër, ku mori pjesë në takime të zhvilluara atje me eksponentë ndërkombëtar.
Ditën e djeshme, Rama foli për disa çështje me rëndësi globale, si lufta në Ukrainë, çështja e Kosovës, si dhe për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.