Aktualitet

Samiti i Open Balkan në Ohër, Berisha:I rrezikshëm, prodhon serbomadhi e rusofili



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 07/06/22 |
Opi Nion

Në një deklaratë për mediat këtë të martë kreu i PD, Sali Berisha komentoi edhe samitin e Ballkanit të Hapur që do të mbahet në Ohër. Ai e cilësoi nismën Ballkani i Hapur një aleancë të rrezikshme ndërsa theksoi se “synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon”.

Më tej Berisha theksoi se samiti i Ohrit është “një samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët”.

“Unë dua të denoncoj takimin e aleancës trilaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan, si një aleancë e cila synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon. Si një aleancë që i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe tregut të përbashkët rajonal, në kuadër të nismës së Berlinit. Ky samit i Ohrit është një samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët. Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit”, tha Berisha.

“Mali i Zi po shkon të marrë pjesë sepse ka një kompozim, në të cilin një pjesë e popullsisë së tij është serbofile. Por, Presidenti Gjukanovic e ka kundërshtuar anëtarësimin e vendit të tij në Ballkanin e hapur”, shtoi Berisha.

Pas