Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Uashington me sekretarin e Shtetit Antony Blinken.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministri shkruan se ky takim rikonfirmoi angazhimin për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale.
Postimi i plotë i Igli Hasanit:
“Faleminderit Sekretarit Antony Blinken për samitin historik të NATO-s në Uashington DC, në 75 vjetorin e Aleancës.
Ky takim i rëndësishëm rikonfirmoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale.”
Igli Hasani së bashku me kryeministrin Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla morën pjesë në Samitin e NATO-s me rastin e 75 vjetorit të krijimit të aleancës.