Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i COVID në Gjermani, fund testeve falas

2021/08/10 at 7:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Samiti i COVID në Gjermani, fund testeve falas

Para samitit të landeve me federatën gjermane sot, sipas një drafti që qarkullon në media, pritet që t’u jepet fund në masë të madhe testeve falas në tetor. Me këtë vendim mendohet të rritet presioni ndaj të pavaksinuarve.

Siç kanë njoftuar disa media gjermane, të cilat i referohen një drafti para samitit të COVID-19 , “nuk argumentohet më për të gjithë testimet marrja përsipër e shpenzimeve nga federata dhe me këtë nga taksapaguesit”.

Për të gjithë ndërkohë ka një ofertë vaksinimi. Prandaj federata do t’i japë fund testeve të shpejtë për Coronën. Nuk është përcaktuar një datë e saktë në draftin përkatës. Flitet vetëm me “efekt në tetor 2021”.

Megjithatë, sipas vendimit që pritet të merret të martën, testet do të ofrohen ende falas për ata që nuk mund të vaksinohen ose për të cilët nuk mund të jepet një rekomandim i vaksinimit. Si shembuj përmenden gratë shtazëna dhe minorenët nën moshën 18 vjeç. Më tej theksohet në këtë dokument, se testet falas kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në thyerjen e valës së tretë të pandemisë në Gjermani.

Të pavaksinuarit kërcënohen nga kufizime në jetën publike

Në tërësi federata dhe landet duan të rrisin presionin ndaj të pavaksinuarve. Që në gusht do të zbatohet rregulli i treshes – që do të thotë, se lejohet qasja në jetën shoqërore për të vaksinuarit, të testuarit negativisht apo të shëruarit. Kush nuk është i vaksinuar apo shëruar së fundmi nga COVID-19 do të hyjë në spitale, qendra kujdesi për të moshuarit, meshë fetare, palestra sportive, hotele, gastronominë brenda vetëm duke paraqitur një test negativ. Një test i shpejtë antigjen nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë, një test PCR jo më i vjetër se 48 orë.

Landet mund ta shfuqizojnë rregulloren, nëse shifrat e infektimeve janë të ulta shtatë ditë dhe “nuk pritet një rritje e infektimeve pas shfuqizimit të rregullit.”  Sipas vendimeve që pritet të merren në samitin e së martës, do të mbeten në fuqi masat bazë të mbrojtjes për të gjithë popullatën si detyrimi i maskës në supermarkete apo dyqane dhe në qarkullimin urban. Çdo katër javë do të verifikohen këto masa.

Rritja e incidencës në shkallë federate

Ndërkohë në Gjermani është rritur lehtë incidenca shtatëditore në infektimet e reja në 23,5. Sipas Institutit Robert Koch brenda 24 orësh të martën (10.08) janë shënuar 2480 infektime të reja si edhe 19 raste vdekjesh në lidhje me virusin. Para një jave incidenca ishte 17,9.

Në takimin e së martës mes kancelares Merkel dhe krerëve të landeve gjermane do të diskutohet edhe për strategjinë e mëtejshme në luftë kundër pandemisë si edhe për mbështetjen financiare të zonave të prekura nga katastrofa e përmbytjes në korrik./ DW

Etiketa: covid-19gjermani

Ju sugjerojmë

U kap duke u kujdesur për 150 bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
Aktualitet

U kap duke u kujdesur për 150 bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

9 Korrik, 2025 11:10 am
Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa
Bota

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa

9 Korrik, 2025 10:55 am
28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte
Bota

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte

9 Korrik, 2025 10:43 am
I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje
Aktualitet

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje

9 Korrik, 2025 10:34 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

9 Korrik, 2025 10:26 am
Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari
Aktualitet

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

9 Korrik, 2025 10:21 am
Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë
Bota

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

9 Korrik, 2025 9:52 am
Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..
Bota

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

9 Korrik, 2025 9:47 am
Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
Bota

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

9 Korrik, 2025 9:34 am
Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
Aktualitet

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

9 Korrik, 2025 9:28 am
Para
OBSH kërkon t’i jepet fund pabarazisë në furnizimin me vaksina

OBSH kërkon t'i jepet fund pabarazisë në furnizimin me vaksina

Pas 2 javësh, shuhen zjarret në Turqi

Pas 2 javësh, shuhen zjarret në Turqi

Zjarret në Shqipëri, shefi i zjarrfikëses përlotet kur kujton djalin

Zjarret në Shqipëri, shefi i zjarrfikëses përlotet kur kujton djalin

TE FUNDIT

U kap duke u kujdesur për 150 bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

U kap duke u kujdesur për 150 bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
9 Korrik, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimë...

Lexo më shumë

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa
9 Korrik, 2025

Kievi tha të mërkurën se Rusia kreu sulmin më të madh me raketa dhe me dronë gjatë pushtimit mbi trevjeçar...

Lexo më shumë

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte
9 Korrik, 2025

Pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Romës, është goditur një organizatë kriminale në Itali, duke çuar në arrestimin e...

Lexo më shumë

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje
9 Korrik, 2025

Mbrëmjen e djeshme, 8 korrik, policia gjeti të pajetë 23 vjeçarin Renis Dobra, pranë liqenit të Shkopetit. Siç raporton gazetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com