Bashkimi Europian mendon se Samiti i Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor është një hap pozitiv. Ka qenë zëdhënësja Maja Koçijançiç që ka thënë se takimet e Berlinit shërbyen për të afruar më shumë Prishtinën me Beogradin.
“Takimi i djeshëm prodhoi sinjale të tjera të rëndësishme në mbështetje të dialogu më të angazhuar midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Kjo është me rëndësi pasi ne mirëpresim çdo përpjekje që mbështet dialogun”, ka thënë ajo.
Koçijançiç konfirmoi se takimi më i afërt mes palëve dhe përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme Federica Mogherini, do të jetë ai në Samitin e Brdo Brijuanit, që do të mbahet më 8 dhe 9 Maj në Tiranë./Opinion.al