Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i Berlinit, zëdhënësi i qeverisë gjermane tregon detaje

2019/04/30 at 5:38 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Samiti i Berlinit, zëdhënësi i qeverisë gjermane tregon detaje

Presioni i ushtruar mbi Serbinë dhe Kosovën nga Franca dhe Gjermania do të vazhdojë. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert gjatë një konference të martën në Berlin tha se Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, duan t’i japin një impuls të ri procesit të normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Për këtë arsye do të zhvillohet një tjetër takim me liderët e Serbisë dhe Kosovës, më 1 korrik në Paris. Seibert nuk donte të hynte në detaje se si do të ishte zgjidhja e normalizimit të marrëdhënieve.

“Si zëdhënës i qeverisë gjermane nuk më takon mua që të parashtroj elemente për një zgjidhje në procesin e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por bisedimet kanë të bëjnë me shumë tema, përtej asaj të kufirit”, tha Seibert duke sqaruar se negociatat do të mbeten edhe në të ardhmen nën drejtimin e BE-së. “Gjermania dhe Franca janë ofruar që ta mbështesin këtë proces sa të munden”, tha Seibert.

Sa i përket çështjes së heqjes nga tryeza të idesë së shkëmbimit të territoreve, çka ishte paralajmëruar se do të ndodhte në këtë samit, Seibert tha se për këtë çështje nuk u debatua: “U fol se si të marrë udhë sërish procesi i normalizimit, sepse faktikisht ai prej disa muajsh ka ngecur.”

Por ai bëri të qartë pozicionin e kancelares Merkel se nuk do të mbështesë “asnjë marrëveshje, pasojat e së cilës do t’i vuajnë vendet e tjera të rajonit”.

Një gjë të ngjashme e kishte thënë Merkel edhe në prononcimin e përbashkët me presidentin Macron në prag të konferencës. Seibert tha se pritshmëria e të gjithë pjesëmarrësve është që “marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të jetë githëpërfshirëse, e qëndrueshme dhe të mos vërë në rrezik stabilitetin në rajon.

Ai iu shmang edhe përgjigjes së pyetjes për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në negociata, nisur nga fakti që liderët kosovarë para takimit ishin takuar me ambasadorin amerikan në Berlin. “Procesi i normalizimit po ndodh nën egjidën e Bashkimit Evropian dhe ky ishte edhe shkaku se përse zonja Mogherini ishte aty”, tha Seibert./ Opinion.al

Etiketa: Samiti i Berlini

Ju sugjerojmë

Shkodër/ 35-vjeçarit i digjen dy makina luksoze në oborrin e shtëpisë
Kronikë

Shkodër/ 35-vjeçarit i digjen dy makina luksoze në oborrin e shtëpisë

7 Shtator, 2025 1:41 pm
Rama: Ka nisur të marrë formë Muzeu i Lundrimit në Shkodër
Aktualitet

Rama: Ka nisur të marrë formë Muzeu i Lundrimit në Shkodër

7 Shtator, 2025 1:12 pm
Si u detyrua Britania të lirojë “planifikuesin” e sulmit të 11 Shtatorit
Bota

Si u detyrua Britania të lirojë “planifikuesin” e sulmit të 11 Shtatorit

7 Shtator, 2025 1:03 pm
Një nga vendet më të shenjta në botë po shndërrohet në një resort luksoz
Bota

Një nga vendet më të shenjta në botë po shndërrohet në një resort luksoz

7 Shtator, 2025 12:27 pm
Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë
Rajoni

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë

7 Shtator, 2025 12:02 pm
Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro
Rajoni

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro

7 Shtator, 2025 11:51 am
Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan
Bota

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

7 Shtator, 2025 11:28 am
Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
Kronikë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

7 Shtator, 2025 11:20 am
Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur
Bota

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur

7 Shtator, 2025 10:46 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

7 Shtator, 2025 9:54 am
Para
Java e 32-të, FSHF merr vendimin e papritur

Java e 32-të, FSHF merr vendimin e papritur

Emrat-Foto/ Shqiptarët që futën në Gjermani 1.8 tonë kokainë

Emrat-Foto/ Shqiptarët që futën në Gjermani 1.8 tonë kokainë

Basha: Ja përse Shqipëria nuk mund të hap negociatat me BE

Basha: Ja përse Shqipëria nuk mund të hap negociatat me BE

TE FUNDIT

Shkodër/ 35-vjeçarit i digjen dy makina luksoze në oborrin e shtëpisë

Shkodër/ 35-vjeçarit i digjen dy makina luksoze në oborrin e shtëpisë
7 Shtator, 2025

Dy makina janë djegur në orët e para të mëngjesit në oborrin e një banese në zonën e Shkodrës. Ngjarja...

Lexo më shumë

Rama: Ka nisur të marrë formë Muzeu i Lundrimit në Shkodër

Rama: Ka nisur të marrë formë Muzeu i Lundrimit në Shkodër
7 Shtator, 2025

Vijojnë me ritme të shpejta punimet në kantierin në afërsi të lumit Buna. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet nga...

Lexo më shumë

Si u detyrua Britania të lirojë “planifikuesin” e sulmit të 11 Shtatorit

Si u detyrua Britania të lirojë “planifikuesin” e sulmit të 11 Shtatorit
7 Shtator, 2025

Scotland Yard u detyrua të lironte një oficer të dyshuar të inteligjencës saudite, i cili kishte dhënë mbështetje financiare dhe...

Lexo më shumë

Një nga vendet më të shenjta në botë po shndërrohet në një resort luksoz

Një nga vendet më të shenjta në botë po shndërrohet në një resort luksoz
7 Shtator, 2025

Një nga vendet më të shenjta në botë, Mali Sinai në Egjipt po përballet me transformim rrënjësor, ndërsa autoritetet po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com