Aktualitet

Samiti i Bërdos/ Vuçiç zbulon bisedën mes Ramës dhe presidentit bullgar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:30 - 06/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka zbuluar bisedat e zhvilluara mes liderëve në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor.

Vuçiç ka thënë për mediat serbe se kryeministri Albin Kurti zhvilluan një takim të veçantë, në praninë e Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, ndërsa tha se ende nuk është dhënë një datë për hapjen e negociatave me BE.

Po ashtu, Presidenti i Serbisë zbuloi dhe një bisedë të zhvilluar mes kryeministrit Rama dhe presidentit bullgar Rumen Radev.

 “Fola me Macron për një kohë të gjatë, pata një përvojë pozitive. Ata nuk na dhanë datë. Rama pati një diskutim me Radev dhe ishte për personat që kërkojnë nënshtetësi bullgare. Macron mbajti një fjalim pozitiv për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”, tha Vuçiç në një konferencë për mediat pas mbylljes së punimeve të samitit./ Opinion.al

Pas