Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i BE shtyn vendimet, arsyeja

2020/10/17 at 3:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Samiti i BE shtyn vendimet, arsyeja

BE ka kohë që i shtyn shumë vendime, pasi kriza e Coronës sundon gjithçka në Europë. Tani lufta kundër saj do të jetë më shpesh në fokus të takimeve në nivele të lartë.


Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin u largua nga samiti i BE në Bruksel më herët, për shkak të shifrave në rritje në vendin e saj dhe u përfaqësua nga kolegët suedezë. Që të enjten Marin kishte kritikuar samitet me prezencë të krerëve të shteteve e qeverive të BE si një luks në kohën e pandemisë.

Por kreu i Këshillit të BE Charles Michel kishte këmbëngulur, që takimi të zhvillohej me prezencë për të diskutuar temën mjaft të ndjeshme të Brexit. Vendimet për mbrojtjen e klimës, marrëdhënien me Turqinë dhe strategjinë e re për Afrikën janë shtyrë në samitin e rregullt të BE në dhjetor. Ndërsa negociatat e BE me Mbretërinë e Bashkuar për një marrëveshje tregtie dhe partneriteti pas Brexitit nuk kanë sjellë asgjë të re, veç deklaratave, se megjithë ultimatumet britanike, do të vazhdohet të bisedohet ende.

Çdo javë nga një grup pune

Ajo që u diskutua në samitin e djeshëm (16.10.) ishte më shumë koordinim në BE për luftimin e pandemisë së Coronës. Por nuk u morën vendime konkrete, se me cilat masa, rregullore karantine apo udhëtimi mund të përmirësohet gjendja. Kancelarja, Angela Merkel, që drejton si presidente e radhës kryesinë e BE tha vetëm, se do të takohemi më shpesh, përmes videokonferencave dhe se ajo gëzohet për një shkëmbim më të madh. „Kjo është një sfidë e madhe për të gjithë krerët e qeverive dhe vendeve të Bashkimit Europian. Prandaj ne kemi rënë dakord që të shkëmbejmë më rregullisht mendimet përmes videokonferencave. Çështja, se si do të dalim nga kjo pandemi vendos për shëndetin e shumë njerëzve. Ajo vendos, se sa njerëz do të humbasin jetën, ajo vendos për aftësinë tonë ekonomike”, tha Merkel. Kryeministri irlandez, Michael Martin bëri të ditur se do të lidhemi përmes videokonferencës „praktikisht çdo javë”.

Ujdi kishte në samit për mënyrën e veprimit në valën e dytë të pandemisë: që të vazhdojnë normalisht punën sipërmarrjet, tregtia apo shkollat, por të „kufizohen në mënyrë drastike kontaktet” në pika të tjera”, sipas kancelares Merkel. Krerët e qeverive dhe vendeve të BE e përshëndetën strategjinë e Komisionit Europian për të blerë vaksina për të gjitha vendet e BE dhe të përpilohet një plan për shpërndarjen e drejtë.

Falje e borxheve në vend të shtyrjes?

Pa pandeminë në këtë samit do të miratohej edhe strategjia e re për Afrikën e zhvilluar nga presidentja e KE, Ursula von der Leyen. Viti 2020 do duhej të ishte viti i Afrikës, por planet do të shtyhen tani në vitin e ardhshëm, u shpreh i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell. Samiti me të gjitha vendet afrikane nuk do të zhvillohet për shkak të pandemisë. Kreu i Këshillit të BE, Charles Michel, premtoi për dhjetorin një variant tjetër. BE do të diskutojë me krerët e Unionit Afrikan, AU për strategjinë e re të saj. “Aty do të kemi mundësinë të rigjallërojmë partneritetin tonë, madje aleancën tonë me Afrikën. Kjo aleancë është shumë e natyrshme për arsye gjeografike, historike dhe kulturore. Kemi potencial të madh, nëse punojmë së bashku me liderët afrikanë dhe marrim vendimet e duhura”, tha Michel.

BE kërkon të arrijë ujdi me Afrikën për një menaxhim më të mirë të migracionit. Shumë migrantë afrikanë kërkojnë të vijnë në BE. Megjithatë Afrika nuk duhet të reduktohet vetëm në çështjen e migracionit, tha kryediplomati i BE, Joseph Borrell. “Migracioni është para së gjithash një problem dinamik brendaafrikan dhe ne duhet t’i ndihmojmë këto vende në terren.” Kurse i nderuari me Çmimin Nobel për Paqen, Denis Mukwege, drejtues i një klinike dhe aktivist për të drejtat e njeriut në Kongo, i ftuar në samitin e Brukselit paralajmëroi nga rrjedhja e trurit dhe pasojat për Afrikën.

Objektivi i BE për vitin 2030 mbrojtjen e klimës, që sipas aktivistëve të klimës duhet të fiksohet urgjentisht, u shty në samitin e ardhshëm. Në dhjetor vendet anëtare të BE do të vendosin, nëse emetimi i gazrave karbonikë në 10 vjetët e ardhshëm do të të ulet me 50, 55 apo 60%. Gjermania mbështet objektivin e kursimit me 55%. Parlamenti Europian kërkon 60%. Organizatat ambientaliste madje më shumë se 60%. Netë të gjata negociatash pra janë të paraprogramuara./ DW



Ju sugjerojmë

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale
Kryesore

“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale

10 Dhjetor, 2025 2:47 pm
I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas
Kronikë

I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas

10 Dhjetor, 2025 1:02 pm
U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier
Aktualitet

U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier

10 Dhjetor, 2025 12:29 pm
Rama: Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion
Kryesore

Rama: Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion

10 Dhjetor, 2025 12:10 pm
Protesta para Kryeministrisë, policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn
Kronikë

Protesta para Kryeministrisë, policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn

10 Dhjetor, 2025 12:09 pm
Spanjë/ 22-vjeçarja pushohet nga puna se shkonte çdo ditë 40 minuta përpara orarit
Bota

Spanjë/ 22-vjeçarja pushohet nga puna se shkonte çdo ditë 40 minuta përpara orarit

10 Dhjetor, 2025 11:32 am
Avionë luftarakë amerikanë i afrohen hapësirës ajrore të Venezuelës
Bota

Avionë luftarakë amerikanë i afrohen hapësirës ajrore të Venezuelës

10 Dhjetor, 2025 10:59 am
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i gatshëm për zgjedhje, por me kushte

10 Dhjetor, 2025 10:02 am
FNSH aksion në banesat e fisit Rraja, pranga djalit të ish-deputetit të PS
Kronikë

FNSH aksion në banesat e fisit Rraja, pranga djalit të ish-deputetit të PS

10 Dhjetor, 2025 9:41 am
Para
Publikohet videoja, si dështoi atentati ndaj biznesmenit në Tiranë

Publikohet videoja, si dështoi atentati ndaj biznesmenit në Tiranë

Kukës/I kërkuar për plagosje, arrestohet 53-vjeçari

1 mijë dollarë të kurosh Covid-in në shtëpi

273 raste të reja, sërish viktima nga COVID
















TE FUNDIT

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
10 Dhjetor, 2025

Nga Aurenc Bebja “Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të mërkurën e 30 prillit 1913, në ballinë, intervistën ekskluzive asokohe me...

Lexo më shumë

“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale

“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale
10 Dhjetor, 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar alarmin lidhur me krizën demografike në vend, duke e cilësuar shpopullimin masiv si “goditjen më...

Lexo më shumë

I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas

I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas
10 Dhjetor, 2025

Policia Kufitare në Aeroportin “Nënë Tereza” ka intensifikuar kontrollet në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar, duke goditur disa raste...

Lexo më shumë

U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier

U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier
10 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” tha përmes një videomesazhi në Facebook se është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit. “Kaq...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com