Aktualitet

Samiti i BE-së, Tabaku: Pse refuzon Kryeministri më autokrat në rajon?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:14 - 21/06/22 |
Opi Nion

Pas deklaratës së Edi Ramës, i cili paralajmëroi, edhe një herë refuzimin e BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Tabaku në një status në “Twitter”, akuzon kryeministrin se po largohet nga procesi i integrimit.

Deputetja demokrate thotë se Rama është kryeministri më autokrat i rajonit dhe nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë.

“Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavarësisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?

Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për sanksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE?”-shkruan Tabaku.

Pas