Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

Prej orës 06:00 të mëngjesit të së premtes e deri në orën 18:00, lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve do të jetë e ndaluar në akset rrugore që lidhen me sheshin “Skënderbej”, ku pritet të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.


Krahas rrugëve që do të jenë të bllokuara gjatë zhvillimit të këtij eventi ndërkombëtar, prej orës 13:00 deri në orën 18:00 të së premtes, do të ketë kufizime edhe në lëvizjen drejt aeroportit të Rinasit.

Ky itinerar do të jetë i bllokuar për shkak të eskortimit të trupave diplomatike pas përfundimit të samitit. Gjatë ditës do të ketë gjithashtu bllokime të pjesshme në kohët kur delegacionet do të lëvizin nga hotelet ku do të qëndrojnë drejt sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti.

Për të garantuar lëvizjen e qytetarëve, si dhe për të devijuar trafikun, në terren do të jenë të angazhuara mbi 1000 forca policore. Këto forca janë vënë në gatishmëri prej orës 22:00 të së mërkurës, kur ka nisur edhe bllokimi i pjesshëm i disa prej akseve rrugore në kryeqytet, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së delegacioneve pjesëmarrëse në samit.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT