Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti Bërdo-Brioni në Malin e Zi, në fokus perspektiva evropiane e Ballkanit dhe bashkëpunimi rajonal

2024/10/08 at 5:02 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Samiti Bërdo-Brioni në Malin e Zi, në fokus perspektiva evropiane e Ballkanit dhe bashkëpunimi rajonal

Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa shtetet e Ballkanit Perëndimor, është mesazhi i përbashkët i presidentëve të shteteve të rajonit nga Samiti Bërdo-Brioni, që po mbahet të martën në Tivat të Malit të Zi.

Nikoqiri i takimit, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka thënë në një konferencë për media se stabiliteti afatgjatë i rajonit nënkupton edhe marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Me një rend botëror të lëkundur, dhe me rritjen e paqëndrueshmërisë globale, liderët e Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshëm për momentin politik dhe dritaren e re të BE-së, sa i përket zgjerimit. Jemi të gatshëm të shfrytëzojmë këtë mundësi edhe më fuqishëm”, ka thënë Millatoviq.

Pritjet e tij janë që përparimi i Malit të Zi drejt bllokut evropian, të jetë shtysë edhe për vendet e rajonit.

“BE-ja nuk është vetëm një nevojë dhe një qëllim i deklaruar, por edhe një imperativ gjeopolitik dhe moral.”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendi që udhëheq ajo vazhdon të jetë i përkushtuar për bashkëpunim rajonal, “të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithë përfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, ka thënë se vlera e Samitit Bërdo-Brioni “qëndron në faktin që në këto takime komunikojnë disa vende që nuk e kanë njohur njëra-tjetrën.”

Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Millanoviç ka thënë se detyra e Kroacisë dhe Sllovenisë është që t’i inkurajojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të mos heqin dorë nga rruga e tyre drejt anëtarësimit në BE.

“Ekziston inercia dhe dobësia e BE-së në konkurrencën globale me lojtarë më të fuqishëm dhe të paskrupullt. Në njërën anë janë Shtetet e Bashkuara, tjetrën shtetet e BRICS-it, pra Rusia, Kina, India… ato që nuk na duan”.

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, ka thënë se Sllovenia dhe Kroacia mbështesin intensivisht procesin e integrimit evropian.

“Mali i Zi ka bërë më shumë përparim dhe ka perspektivën më të mirë për t’u anëtarësuar së shpejti në BE”, ka thënë ajo.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka marrë pjesë në seancën planare të samitit, por u është bashkuar më vonë pjesëmarrësve.

Tema e Samitit në Tivat është përmirësimi i bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të Bashkimit Evropian.

Procesi Bërdo-Brioni është një nismë slloveno-kroate, e iniciuar në vitin 2010, me qëllim forcimin e besimit dhe ndihmës për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian./REL

Ju sugjerojmë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Para
Tabaku kërkon kthimin e parave për profesionistët e lirë: Qeveria t’i kthejë çdo qindarkë

Tabaku kërkon kthimin e parave për profesionistët e lirë: Qeveria t'i kthejë çdo qindarkë

Orientim karriere për nxënësit dhe trajnime për arsimtarët, 640 mësues në arsimin parauniversitar në rolin e koordinatorit

Orientim karriere për nxënësit dhe trajnime për arsimtarët, 640 mësues në arsimin parauniversitar në rolin e koordinatorit

Opozita tenton të bllokojë miratimin e kredive të buta dhe ndihmën ekonomike në Këshillë Bashkiak, Veliaj: Tiranën nuk e bllokoni dot!

Opozita tenton të bllokojë miratimin e kredive të buta dhe ndihmën ekonomike në Këshillë Bashkiak, Veliaj: Tiranën nuk e bllokoni dot!

TE FUNDIT

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
27 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet...

Lexo më shumë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
27 Janar, 2026

“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com