Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samir Mane: Turizmi është Industria e së Ardhmes

2024/03/25 at 3:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Samir Mane: Turizmi është Industria e së Ardhmes

Në një kohë kur në Shqipëri të shumtë janë ata që mëndojnë se është vështirë të gjesh fushën që mund të quhet biznesi i të ardhmes, një prej sipërmarrësve më të sukseshëm në rajon duket se i ka shumë të qarta idetë e tij. Për Samir Manen, kjo industri është turizmi.

Në një intervistë për median, Presidenti i Grupit Balfin tregon se udhëtimi i tij nga student në sipërmarrës është i mbushur me sfida, me vendime të guximshme, me shumë përkushtim e mbi të gjitha me pasionin dhe vizionin për të shkuar larg, dhe për të kontribuar në shoqëri përtej biznesit.

“ Do të ketë gjithmonë njerëz që do të duan të udhëtojnë dhe të bëjnë pushime cilësore me standarde, ndaj edhe ne në BALFIN e kemi në fokus këtë sektor. Ajo që na diferencon është se bëjmë një studim shumë të mirë tregu dhe marrim vendime të menduara shumë mirë se ku do të investojmë. Green Coast për shembull është një ndër projektet ku ne po investojmë 1 miliard Euro. Ky është një ndër projektet më të mëdha në turizëm në gjithë Ballkanin Perëndimor dhe njëkohësisht projekti më elitar në Shqipëri”, ka thënë Mane për Business Magazine.

Samir Mane rrëfen edhe një prej sfidave me të cilat u përball kur vendosi të kthehej.

“Në fakt, jam përballur që në fillim me nje sfidë të madhe; hapjen e QTU-së. Pasi kisha ndërtuar një kompani në Austri ku kam punuar për rreth 14 vjet u ktheva për të ndërtuar të parën qendër tregtare në Shqipëri dhe duhet të isha këtu. Të gjitha studimet e tregut tregonin që ishte një investim i pasigurt, pasi shqiptarët nuk ishin mësuar me qendrat tregëtare duke pasur supermarkete apo markete kudo. Edhe miqtë e mi ishin skeptikë e madje mes tyre edhe babai im më thoshte që të mos e ndërmarr këtë hap, se njerëzit nuk janë mësuar të shkojnë në qendra tregtare për pazare. Por me të gjithë kundër i besova intuitës sime dhe rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm. 200 mijë njërëz mbushën QTU-në që në ditën e parë të hapjes. Ishte e pabesueshme”,  thotë Mane.

Mane thotë se gjithnjë ka dashur të merret me biznes. “Besoj se kam patur një intuitë biznesi që i vogël kur ndihmoja mamanë në dyqanin ku punonte. Më vonë kam parë mundësinë për të bërë biznes dhe e kam kapur. Patjetër që nuk e prisja që të kisha këtë sukses. Dhe nuk e mendoj që talenti apo intuita ka rolin kryesor në suksesin tim.

Talenti është 10 përqind dhe të jeni të sigurt që pjesa tjetër është përkushtim, punë ditë pas ditë, besim se do ja dalim me misionin për të bërë dyfish më mirë çdo vit. Nëse do quhej talent do thoja se kam talentin për të sfiduar përherë veten. Është sfidë që nuk mbaron as sot as nesër”, thotë Mane, ndërsa shton se suksesi nuk është produkt i një dite të vetme, por përmes punës në mënyrë sistematike përditë. “Kam  arritur deri këtu me punë dhe e di se vetëm kështu mund të arrij objektivat që i vendos vetes, Grupit BALFIN dhe kompanive të grupit. Punoj 10-12 orë në ditë me një pushim dreke kryesisht në zyrë. Nuk jam mësuar të bëj ndryshe. Asnjëherë nuk do rresht së punuari”, thotë Mane.

Ju sugjerojmë

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo
Sport

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo

3 Shtator, 2025 5:25 pm
Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…
Kryesore

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…

3 Shtator, 2025 5:16 pm
Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit
Bota

Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit

3 Shtator, 2025 4:28 pm
Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve
Aktualitet

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve

3 Shtator, 2025 3:33 pm
Albin Kurti është thërritur në Prokurorinë Speciale
Rajoni

“Albin Kurti do të jetë i vdekur”, Mesazh kërcënues ndaj kryeministrit të Kosovës

3 Shtator, 2025 3:26 pm
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit
Aktualitet

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

3 Shtator, 2025 2:30 pm
Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS
Kryesore

Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS

3 Shtator, 2025 2:15 pm
Para
Pse u lirua nga detyra Albana Fico? Ministrja e Shëndetësisë: Nuk ka lidhje me urgjencën 

Pse u lirua nga detyra Albana Fico? Ministrja e Shëndetësisë: Nuk ka lidhje me urgjencën 

22 mln € për udhëtime! Bardhi kërkesë Qeverisë: Na vendosni në dispozicion të dhënat e udhëtimeve me charter të Ramës 

22 mln € për udhëtime! Bardhi kërkesë Qeverisë: Na vendosni në dispozicion të dhënat e udhëtimeve me charter të Ramës 

“SPAK nuk ka asnjë provë”- Avokati i Berishës: Ka rënë komplet masa e sigurimit

Kërkoi të shkonte në Kuvend, Apeli i GJKKO rrëzon Berishën/Avokati: Sot u shkel Kushtetuta 

TE FUNDIT

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
3 Shtator, 2025

PD ka nisur hapat e para për reformimin e paralajmëruar brenda saj pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Sekretari...

Lexo më shumë

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
3 Shtator, 2025

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
3 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Lexo më shumë

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo
3 Shtator, 2025

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com