Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samir Mane tregon se ku do i kalojë pushimet këtë vit

2022/08/12 at 4:30 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A

Samir Mane, sipërmarrësi më i suksesshëm shqiptar brenda dhe jashtë kufijve të vendit, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Oriela Nebijaj në televizionin Top Channel. Ai ka treguar në emisionin Pushime On Top ku do i kalojë pushimet këtë vit dhe si i ka kaluar pushimet para viteve ’90. Gjithashtu ai ka treguar mbi projektet e tij për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.


Oriela Nebijaj:Pushimet e kësaj vere nga do t’i kaloni?

Samir Mane: Besoj që pjesën më të madhe të kohës do t’i kaloj këtu në Green Coast. Ndoshta pak kohë do të shkoj në Itali me familjen, por pjesën më të madhe të kohës do t’i kaloj këtu, në Shqipëri. Kemi planifikuar disa ditë udhëtimi edhe në veri të vendit.

Oriela Nebijaj:I mban mend pushimet e tua më të lira? Ato me bukë me vete.

Samir Mane: Më të lira padyshim kanë qenë në Durrës, në kohën e komunizmit. Me bukë me vete dhe me të gjitha ato pak facilitete që kishte në atë kohë. Po kënaqësia për që ishim të vegjël ishte e madhe edhe kur ishim 10 veta në një kabinë.

Oriela Nebijaj:E mban mend ku e ke mësuar notin për herë të parë?

Samir Mane: Notin e kam mësuar në liqenin e Pogradecit dhe duhet të kem qenë rreth moshës 8 vjeç. Në atë kohë nuk kisha mundësi të shkoja në Himarë. Në Durrës shkonim shumë rrallë por kishim afër liqenin e Pogradecit. Mbaj mend që nga Korça në Maliq kishim autobus . Pastaj, nga Maliqi deri në Pogradec e bënim në këmbë. Ecnim 2-3 orë për tu larë në liqen.

Oriela Nebijaj:Po sot, cilat janë plazhet që preferon më së shumti vetë Samiri?

Samir Mane: Padyshim që plazhi i Palasës është në vend të parë dhe në vend të dytë për mua. Jo se unë vetë kam investuar aty dhe nuk është për reklamë, por është një plazh unik në raport me detin, ujin, malin. Çdo komponent pozitiv që mund të ketë një plazh është në Palasë.

Dhërmiu më pëlqen gjithashtu, sidomos fundi i plazhit të Dhërmiut, dhe Ksamili. Këto janë tre që unë do ta shihja veten ku mund të pushoja.

Oriela Nebijaj:Tani që djemtë janë rritur, a vijnë më me pushime me ju?

Samir Mane: Ja kam vënë me detyrim që minimalisht një javë me pushime do t’i kalojnë me ne në familje. Pjesën tjetër mund të zgjedhin vetë.

Oriela Nebijaj:Cili është meraku më i madh që ke për ta sot, pas gjithë peripecive që ke kaluar për të arritur këtu ku je. Cila është këshilla më e shpeshtë që u jep?

Samir Mane: Unë shpresoj që ata të zgjedhin rrugën e vet, jo domosdoshmërish duhet të më ndjekin mua në rrugën time. Për momentin ata studiojnë jashtë, kështu që shpresoj që një ditë ata të kthehen këtu dhe të punojnë, jo patjetër siç e thashë për të punuar me mua, po në rrugën e tyre.

Oriela Nebijaj:Në të gjitha këto vite si sipërmarrës me aktivitet në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, duket sikur për turizmin ke një dashuri të veçantë. Çfarë të lidh ngushtësisht?

Samir Mane: Në fakt qe dashuri e vonuar pasi kam filluar të investoj në turizëm jo më shumë se 5 vite. Por po investojmënë projekte të rëndësishme dhe me kontribut të madh për ekonominë e vendit.

Ne fillim kam ndërtuar facilitete turistike në veri të Shqipërisë, në Shqipërinë e Mesme, në Gjirin e Lalzit, dhe më pas kam vijuar në jug të vendit. Besoj se turizmi është nga industritë të cilat do të jetë shumë e rëndësishme në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Unë jam fokusuar tashmënë disa investimeku planifikojmë që në 4-5 vitet e ardhshme të investojmë diku te 400 milionë euro.

Oriela Nebijaj:Do të vijoni më tej me projektet zhvillimore në turizëm?

Samir Mane: Po, kemi shumë projekte të tjera që do e bëjnë akoma më tërheqëse Shqipërinë.  Por, unë po iu them për Palasën meqë jemi tani në Palasë. Bëhet fjalë për një fazë tjetër të investimeve, e cila do të fillojë në shtator pasi tani i kemi pezulluar punimet për shkak të sezonit turistik. Bëhet fjalë për 7 hotele, nga të cilat 5 hotele do të jenë me 5 yje. Pjesa më e madhe e ndërtimit të hoteleve do të fillojnë tani. Janë brande ndërkombëtare si Hyatt apoAccor Group, të cilat kanë firmosur tashmë marrëveshjet dhe shpresoj shumë që kjo do të jetë një pol shumë i rëndësishëm i zhvillimit të turizmit në Shqipëri, sidomos turizmit të jugut.

Oriela Nebijaj:Atëherë mund të flasim për industri në turizëm.

Samir Mane: Turizmi tashmë mund të quhet industri. Ama, industria e turizmit nuk bëhet vetëm nga ne. Ne ndërtojmë facilitete, ndërtojmë hotele, por edhe qeveria duhet të bëjë punën e vet me ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme. Aeroporti i Vlorës po bëhet, është një gjë pozitive. Nga ana tjetër për turizmin duhen më shumë rrugë, ujësjellës, kanalizime, trajtim mbetjesh, etj. Nëse biznesi i paraprin zhvillimit nuk e bën dot të gjithën i vetëm.

Oriela Nebijaj:Megjithatë gjatë gjithë kësaj periudhe, në impenjimin që ju keni si sipërmarrës në Shqipëri, ndër më të njohurit, me investime kaq të mëdha dhe të rëndësishme në fakt keni pasur gjithmonë një vëmendje dhe dëshirë për t’u investuar në projekte sociale, për të mbështetur projektet sociale. Pse kjo dëshirë?

Samir Mane:Unë mendoj që suksesi i njëbiznesi shkon paralelisht me zhvillimin e shoqërisë ku është e pranishme. Të gjitha shoqëritë e Grupit BALFIN një pjesë tëfitimit vjetor e kalojnë në mbështetje të projekteve sociale. Edhe këtu kemi mbështetur e do të vijojmë të mbështesim projekte sociale. Këtë vit kemi mbështetur aktivitetin e grupit polifonik të Piluritdhe kopshtin e Himarës me infrastrukturë. Në vijim kemi disa projekteku mund të përmend përmirësimin e infrastrukturës sportive të shkollës së Dhërmiut dhe ndërtimin e një parku lodrash për kopshtin e po këtij fshati.

Oriela Nebijaj:Gjithmonë e keni mbështetur edukimin. Pse ky fokus të edukimi?

Samir Mane:Unë mendoj që nëse duam të ndërtojmë një të ardhme më të mirë nga e sotmja kjo mund të bëhet vetëm duke përmirësuar edukimin e fëmijëve dhe të rinjve. Prandaj edhe kemi ndërtuar programe kushtuar edukimit dhe sidomos mbështetjes së studentëve. Nëpërmjet B4Students ne mbështesim studentë që kanë ide sipërmarrëse, ata që kanë ambicie të mësojnë më shumë rreth biznesit, ata që duan tëbëjnë praktikë nëkompanitë e Grupit si edhe fakultetet publike në përmirësimin e infrastrukturës.



Ju sugjerojmë

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
Aktualitet

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

23 Dhjetor, 2025 9:34 am
Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

23 Dhjetor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

23 Dhjetor, 2025 7:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23 Dhjetor, 2025 7:56 am
Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Bota

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

22 Dhjetor, 2025 4:03 pm
Para
Devijon demokracia amerikane

Kontroll i FBI dhe dokumente mbi armët bërthamore,Trump: Është një mashtrim

“Viti akademik 2018-2019”, Fakulteti i FHF: Si t’i merrni paratë e bursës

Rriten kërkesat e maturantëve për degën e mësuesisë

Shërohet pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Covid në vend/ 695 qytetarë të infektuar, një humbje jete
















TE FUNDIT

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
23 Dhjetor, 2025

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar...

Lexo më shumë

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
23 Dhjetor, 2025

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Dhjetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Dhjetor, 2025

Dashi Do jeni gjithë ditës me humor të mire sot dhe gati për të bërë edhe ndonjë çmenduri te vogël...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com