Një klip shumë të veçantë dhe tejet të realizuar, ka menduar të sjellë për fansat e saj këngëtarja Samanta Karavella.
Këtë herë bukuroshja nga Tirana e ka kënduar këngën në dialektin aq të dashur tashmë të këngëtarëve tanë, atë të Kosovës.
Kjo edhe për arsyen sepse autor i tekstit është pikërisht reperi nga Prishtina Lyrical Son, i cili në bashkëpunim me vet këngëtaren kanë krijuar fjalët e “Asnjo si unë”.
Kënga ka vetëm pak orë që është hedhur në You Tube dhe ka më shumë se 70 mijë klikime.