Pak kohë më parë aktorja e njohur e telenovelave meksikane Edith Gonzales ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ajo ka lënë pas një vajzë Costanzën, e cila pak ditë më parë festoi 15-vjetorin e lindjes.
Vajza e festoi ditëlindjen me babain e saj, njerkën dhe motrat. Ndonëse aktorja e ndjerë nuk arriti të festonte ditëlindjen me të bijën ajo kishte përgatitur prej muajsh një suprizë për të.
Sipas mediave mësohet se aktorja, e njohur për rolin e “Salomesë” kishte paguar një udhëtim që Costanza të kalonte disa ditë të bukura së bashku me disa mikesha të saj.
Gonzales ndërroi jetë në qershor të këtij viti në moshën 54-vjeçare, pas “luftës” 3-vjeçare me sëmundjen e rëndë./Opinion.al/