Aktualitet

Salmonela në çokollatat Kinder, AKU liston produktet që nuk duhen konsumuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 14/04/22 |
Opi Nion

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me çokollatat Kinder, ku në Britaninë e Madhe është zbuluar prani e salmonelës.

AKU ka njoftuar se po vijon procedurën e tërheqjes nga tregu të produkteve që autoritetet ndërkombëtare kanë evidentuar.

Më tej AKU liston disa produkte të çokollatës Kinder që duhet të mos konsumohen.

Njoftimi

Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga Salmonella në produkte çokollate në Britaninë e Madhe, pas njoftimit nga RASFF, AKU vijon monitorimet dhe verifikimet në terren dhe pikat e inspektimit kufitar.
AKU vijon procedurën e tërheqjes nga tregu të produkteve që RASSF ka evidentuar. AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve të mëposhtme dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e listuara:
• KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre)
• KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g
• KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g
• KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g
Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës.
Sigurojmë konsumatorët se drejtoritë rajonale dhe trupat inspektuese në terren dhe në pikat e inspektimit kufitar janë në monitorim dhe ndjekje të situatës dhe për çdo zhvillim do të kryhet njoftimi i konsumatorëve.

 

 

Pas