-U tha në Opinion

Sallabanda: 500 mjekë të prekur, Spanja ka kërkuar ndihmë nga NATO


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:36 - 24/03/20 |
Opi Nion

Nga Spanja mjeku Kita Sallabanda tha se numri i personelit  të prekur nga koronavirus ka shkuar në 5400 persona, nga të cilët 500 janë mjekë, që janë të izoluar.

Sallbanda tha se Spanja nuk mori masa, ndonëse kishte sinjale për raste që në fillim të janarit, ndërsa mjeku i njohur e krahasoi situatën tashmë me Italinë.

“Sot Spanja i ka kërkuar ndihmë NATO-s sepse nuk është përgatitur edhe është e pamundur të përballojë këtë fluks me aparatura dhe mjete mbrojtëse. Mendoj që nesër do e vlerësojnë në Nato. Mjekët janë të rrezikur, janë përditë në vijë të parë dhe jemi të pambrojtur”.

Sallbanda tha se Spanja nuk ka as teste të mjaftueshme për të bërë një kontroll të popullatës. “Duke filluar nga java tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të paktën të testojë mjekët dhe personat mbi 70 vjeç”./Opinion.al

 

Pas