Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Salianji:Po përçahet PD në dy grupe.Agalliu:Mbledhja u kërkua nga Salianji e Boçi

2022/05/06 at 2:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji:Po përçahet PD në dy grupe.Agalliu:Mbledhja u kërkua nga Salianji e Boçi

Pas mbledhjes së kryesisë së Grupit Parlamentar të PD në ambientet e kryesisë së Kuvendit ka reaguar deputeti Ervin Salianji.


Në një deklaratë për mediat ai tha se ka një tentativë për të pronësuar Grupin Parlamentar teksa ka akuzuar Enkelejd Alibeaj se po kërkon mbledhje për të takuar Ramën.

“Një tentativë për ta pronësuar grupin parlamentar dhe për ta trajtuar për interesa personale për të krijuar parti dhe për ta ndarë në dy parti, PD. Po kërkohet mbledhje me axhitim për të takuar Ramën, ndërkohë që Presidenti i Republikës për Edi Ramën dhe për PS është zgjedhur. Sot nëpërmjet numrit 2 të PS u tha qartë që nuk duan as negocim dhe as ndërmjetësim ndërkombëtar, nuk duan emër presidenti konsensual, por duan keqpërdorimin e opozitës”, tha Salianji.

Lidhur me këtë deklaratë të tij ka reaguar deputeti Arbi Agalliu i cili ka thënë se mbledhja e kryesisë së Grupit Parlamentar të PD është kërkuar nga vetë Boçi dhe Salianji. Ndër të tjera ai thekson se vendimet ishin të një natyre organizative dhe nuk përfshinin vendimmarrje thelbësore, të cilat do të diskutohen në momentin që do të jenë të pranishëm edhe kolegët Boçi dhe Salianji.

“Ditën e djeshme, në profilin e tij personal në rrjetin social “Facebook”, deputeti z. Luciano Boci ka publikuar një postim, në të cilin, ndër të tjera, ka kërkuar thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së. Kjo kërkesë është përsëritur edhe nga deputeti z. Ervin Salianji, në mbledhjen e djeshme të deputetëve të PD-së. Kërkesat e z. Boci dhe z. Salianji kanë gjetur dakordësinë e Grupit, dhe ditën e djeshme sekretari i Grupit z. Agalliu ka njoftuar rregullisht nëpërmjet telefonit secilin anëtar të Kryesisë së Grupit për zhvillimin e mbledhjes ditën e premte, datë 6 maj 2022, ora 09:15.

Siç është bërë e ditur tashmë, në zyrën e Grupit të PD-së pranë Kryesisë së Kuvendit u paraqitën kryetari, sekretari dhe zëdhënësja e Grupit, ndërsa munguan në mbledhje të dy zëvëndëskryetarët, përkatësisht z. Boci dhe z. Salianji. Pasi u konstatua ekzistenca e kuorumit, me shumicë votash, u vendos zhvillimi i mbledhjeve në mënyrë periodike cdo të premte, ora 09:15, dhe me qëllim që t’u jepej mundësia edhe dy kolegëve që mungonin, u vendos zhvillimi i një mbledhjeje jashtë rradhe ditën e hënë, datë 9 maj, ora 09:15. Siç mund ta kuptoni, vendimet e Kryesisë ishin të një natyre krejtësisht organizative dhe nuk përfshinin vendimmarrje thelbësore, të cilat së bashku me kolegët Alibeaj dhe Pampuri, menduam që duhet të diskutohen në momentin që do të jenë të pranishëm edhe kolegët Boci dhe Salianji.

Sa i përket se cilët janë anëtarët e Kryesisë së Grupit, më lejoni t’ju bëj me dije se neni 16, pika 1 e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë parashikon se kryesia përbëhet nga kryetari, zëvëndëskryetari, sekretari dhe zëdhënësi i Grupit. Rregullorja është lehtësisht të aksesueshme dhe mendoj se çështja e kuorumit është e qartë për këdo.

Nuk ka asnjë lloj nxitimi, por vlerësojmë se është e drejta e çdo deputeti për të diskutuar dhe vendosur për axhendën parlamentare, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Madje, kjo ishte arsyeja që kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së kërkoi në Konferencën e Kryetarëve shtyrjen e afateve, në mënyrë që Grupi të kishte kohën e nevojshme dhe të mjaftueshme për të dakordësuar qëndrimin e tij lidhur me çështjen e Presidentit të Republikës. E megjithëkëtë edhe pse kolegët nuk erdhën sot, u la që mbledhja të zhvillohej jashtë rradhës ditën e hënë, datë 9 maj, ora 09:15”-thotë Agalliu.



Ju sugjerojmë

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Para
Ditëlindja e Skënderbeut/Kim: Guximi dhe këmbëngulja e tij mbetet në zemrat e…

Ditëlindja e Skënderbeut/Kim: Guximi dhe këmbëngulja e tij mbetet në zemrat e...

Video/ Operacion antidrogë në Shkodër, në pranga 4 persona

I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Durrës Pren Bushaj

Mbledhja e Rithemelimit/Bardhi: Proces i njëanshëm, i shërben Ramës

“Përgjegjës për vrasjen e Xhuvanit”,Bardhi-Berishës: Dy gënjeshtrat e mëdha që...
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025

Dita e sotme parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell,...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
9 Qershor, 2025

Dashi Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë pasionante. Jeta sentimentale do të jetë e mbrojtur...

Lexo më shumë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com