-U tha në Opinion

Salianji:Kam qenë një nga zërat që Berisha s’duhet të ishte në krye të PD, por…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:41 - 07/07/22 |
Opi Nion

Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” ishte deputeti i PD, Ervin Salianji i cili foli për protestën e zhvilluara para Kryeministrisë.

Salianji u shpreh se ka qenë një nga organizatorët e protestës dhe se ka qenë pjesë e saj.

Ndër të tjera, ai u shpreh se ka qenë kundër ardhjes së Berishës në krye të PD, por deklaroi ai është një realitet politik dhe duhet pranuar.

Unë mendoj çdo deputet ka bërë zgjedhje për të qenë aty. Deri në 6 mars kam qenë një nga zërat që Berisha nuk duhet të ishte në drejtimin e PD-së. Kam bërë betejë publike. Unë kam menduar që duhet mbajtur një qëndrim i caktuar, por tani nuk mund të shmanget një realitet politik. Një parti demokratike fiton dot pa ata që ishin në shesh? Nuk i heq njerëzit vendimi i gjykatës. Ne si njerëzit që kemi qenë më të votuar në 25 prill kemi pasur siglën, mbështetjen ndërkombëtare apo kemi pasur kundër një gjë që u prek aty dhe unë besoj se ishte element thelbësor. Rrënimi i besueshmërisë së liderit”,-tha Salianji.

Pas