Politikë

Salianji: Të fortët fusin makina luksoze pa doganë. Automjetet përdoren nga vrasësit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 25/07/22 |
Opi Nion

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se në një kohë që kriza ekonomike ka prekur çdo familje shqiptare, qeveria prej muajit korrik ka hequr mbështetjejen që jepte për shtresat në nevojë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Salianji shkruan se babëzia e kësaj qeverie nuk njeh limite, ndërsa shton se “ustallarët e Rilindjes fusin në xhep miliona me evazion fiskal, duke zhdoganuar thuajse falas makinat luksoze të të fortëve të cilat i klasifikon si mjete të dëmtuara”. Sipas Salianjit këto makina luksoze i shërbejnë krimit dhe vrasësve.

Më tej, Salianji thekson se drejtori i doganave, Grnt Gazheli është drejtori më i akuzuar për korrupsion por më i mbrojturi nga kryeministri, Edi Rama.

“Babëzia e kësaj qeverie nuk ka limite. Në një kohë që kriza është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare, qeveria prej muajit korrik ka hequr edhe atë kacidhe mbështetjeje, që jepte për shtresat në nevojë.

Ndërsa nga fronti i Doganave mësuam sot të tjera bëma. Ustallarët e Rilindjes fusin në xhep miliona me evazion fiskal, duke zhdoganuar thuajse falas makinat luksoze të të fortëve të cilat i klasifikon si mjete të dëmtuara. Zinxhiri është shumë i qartë; të fortët fusin makina luksoze me xhama të zinj pa doganë, të cilat përdoren nga krimi dhe vrasësit, ndërsa paratë iu shkojnë në xhep drejtorëve të mëdhenj të Doganës dhe qeveritarëve.

Por ky kut nuk zbatohet për qytetarët e thjeshtë, të cilët sorollaten nëpër dogana edhe për një çantë dhuratë që iu vjen nga të afërmit emigrantë.

Ky është standardi i Rilindjes me treziorierin e partisë Gent Gazhelin, i cili çuditërisht është drejtori më i akuzuar për korrupsion por më i mbrojturi nga kryeministri”, shkruan Salianji.

 

Pas